Rreth nesh

 

ALESIO 2014 Sh.p.k e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjioze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit, transporti, minierave dhe zhvillimit. Shërbimet dhe produktet bazë të ALESIO 2014 Sh.p.k janë ndërtimet civile, rezidenciale e komerciale, prodhimin e gipsit, alabastrës, inerteve të kategorive të ndryshme si dhe projektet me fonde publike.

ANGAZHIMET E BIZNESIT

Në kompaninë tonë ne marrim përsipër të realizojmë vetëm projektet për të cilat jemi të sigurt që mund t’i zbatojmë.

Angazhimi ndaj klientit

Portofoli i klientëve tanë, duke filluar nga institucione qeveritare e publike dhe deri në kompani private e individë, është tepër i larmishëm. Ata kanë besim dhe mbështeten në
njohuritë tona lidhur me tregun, informacionin që kemi për industritë në të cilat angazhohemi dhe në cilësinë e shërbimeve të ndërtimit që plotësojnë dhe tejkalojnë nevojat dhe
kërkesat e tyre. Ne angazhohemi për të krijuar marrëdhënie afatgjata duke ofruar produkte dhe shërbime cilësore me çmime konkurruese.

Angazhimi ndaj burimeve njerezore

Punonjësit tanë janë investimi më i madh për ne. Ata janë pasuria më me vlerë e kompanisë tonë. Dedikimi, talenti, njohuritë, eksperienca dhe ekspertiza e tyre, na
mundësojnë të japim rezultate të larta në çdo projekt që ne zhvillojmë. Punonjësit tanë janë të kualifikuar profesionalisht dhe kanë eksperiencë të gjerë në Shqipëri, Evropë,
Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Synimi ynë është të punësojmë më të mirët dhe të mbajmë më të mirët. Për të arritur këtë, ne ju ofrojmë punonjësve tanë mundësi, nxitje, trajnim dhe mbështetje duke i
ndihmuar ata të shfaqin potencialin e tyre. Ne inkurajojmë zhvillimin e tyre nëpërmjet të mësuarit të vazhdueshëm dhe duke shpërblyer arritjet e tyre.

.

Angazhimi ndaj komunitetit

Kompania ALESIO 2014 Sh.p.k është në kërkim të vazhdueshëm për të përmirësuar cilësinë e punës dhe shërbimeve tona. Të gjithë punonjësit janë pjesë e procesit të
përmirësimit të cilësisë, duke punuar në një mjedis pune që inkurajon ide të reja. 
Suksesi ynë mbështetet në kërkime të vazhdueshme, zhvillime të reja, dhe implementim të zgjidhjeve inovatore. Ne investojmë në fushën e kërkimit dhe zhvillimit jo vetëm për
kompaninë tonë, por, mbi të gjitha për zhvillimin e tregut shqiptar.